E Diel, 1 Nëntor 2026

Boçi nga Vlora: Reforma Territoriale e 2014 dështoi. Ishte reformë e pushtetit, jo e qytetarit

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi deklaroi nga Vlora se, reforma territoriale e vitit 2014 ka dështuar dhe se vendi ka nevojë për një model të ri, të bazuar te qytetari, shërbimet dhe decentralizimi real.

Boçi theksoi se dëgjesat publike nuk duhet të mbeten një ushtrim formal, por duhet të prodhojnë një përfundim konsensual mes opozitës dhe mazhorancës.

“Ky komision duhet të ketë një konkluzion konsensual. Përndryshe, të gjitha dëgjesat, gjithë fjalët e mira dhe gjithë investimi i bërë gjatë kësaj kohe nuk vlejnë,” u shpreh Boçi.

Boçi ngriti shqetësimin se bashkitë sot kanë më pak liri, më pak shërbime reale dhe më shumë varësi nga qeveria qendrore. Ajo përmendi edhe faktin se 43 kryetarë dhe ish-kryetarë bashkish janë përballur me SPAK, si tregues të degradimit të modelit aktual vendor.

“Vendet e punës janë shtuar, abuzimi është shtuar, centralizimi është rritur dhe 43 kryetarë apo ish-kryetarë bashkish kanë përfunduar në dyert e SPAK. Ky është realiteti”.

“Orikumi duhet të jetë bashki më vete. Mifoli duhet të jetë bashki më vete. Zona e Kotës duhet të jetë bashki më vete. Territori nuk është qëllim në vetvete. Qëllimi është t’i shërbejmë qytetarit,” përfundoi Boçi.

LEXO EDHE: Raporti i PE vlerëson punën për “Territorialen”, Mazniku nga Vlora: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›