Boksieri Nelson Hysa mbron titullin WBO për peshat e rënda

TIRANË, 8 qershor /ATSH/ Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka shënuar një tjetër fitore të shpejtë dhe dominuese për peshat e rënda, duke e çuar bilancin e tij të fitoreve në 23-0 me një performancë të shkëlqyer në Ipswich, Angli, të shtunën në mbrëmje.
Shkodrani hodhi në tapet me “K.O” rivalin Patrick Korte dhe mbron titullin WBO për zonën evropiane.
Në moshën 40-vjeçare Hysa sfidoi Patrick Korten duke e dominuar. Kjo ishte një përballje që Hysa e mbylli shumë shpejt, duke e mposhtur Korten me një dominim të plotë dhe me një shpejtësi që surprizoi të gjithë.
Hysa ruajti titullin e tij të WBO-së për Evropën në peshën e rëndë, duke e mposhtur Korten (22-5-1) brenda dy raundeve, me një kombinim goditjesh të fuqishme dhe surprizuese shpejtësie.
Me këtë fitore, Hysa ka arritur 21 nokautë në 23 fitoret e tij dhe duket se është në një formë të jashtëzakonshme, pavarësisht moshës 40-vjeçare. Ai po tregon që është gati të bëjë një kalim në nivele më të larta të boksit, teksa është i pamposhtur.
/a.f/