Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño


1 Nëntor 2026 | 09:34
Presidenti i Bolivisë, Rodrigo Paz, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të rrezikut nga thatësirat dhe përmbytjet që lidhen me fenomenin klimatik El Niño.
Masa synon të mundësojë mobilizimin e burimeve shtesë dhe ekipeve të emergjencës në zonat më të prekura nga kushtet ekstreme atmosferike.
Në një fjalim drejtuar qytetarëve, presidenti Paz deklaroi se autoritetet po bëjnë përpjekje për të minimizuar pasojat e asaj që është cilësuar si një episod potencialisht shumë i fuqishëm i fenomenit El Niño.
Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO), El Niño pritet të forcohet edhe më tej gjatë javëve në vijim, të arrijë kulmin në dhjetor dhe të vijojë të ndikojë deri në muajin shkurt.
Fenomeni klimatik shoqërohet me ndryshime të temperaturave dhe modeleve të reshjeve, duke rritur rrezikun për ngjarje ekstreme si thatësirat, përmbytjet dhe valët e të nxehtit në rajone të ndryshme të botës.
Lajme të Sugjeruara
- 09:32 Milani triumfon në derbi ndaj Interit, Moreira heroi i mbrëmjes me një gol dhe dy asiste
- 09:27 Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur
- 09:19 Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 09:14 Aksident në rrugën e Voskopojës, 41-vjeçari në gjendje të rëndë
- 22:01 Ndoja debat me Qiraxhin: Zgjidhja do të jetë te kodi zgjedhor, aktivisti: Një alternativë e re mund të rrëzojë autokracinë
- 21:48 “Autokratët s’bien me votë”, aktivisti Qiraxhi: Në Serbi u deshën 18 muaj për të bërë një listë
Kryefaqja