E Diel, 1 Nëntor 2026

Bombarduesi i Forcave Ajrore të SHBA rrëzohet pak pas ngritjes nga një bazë në Kaliforni

Një bombardues B-52 Stratofortress i Forcave Ajrore të SHBA-së është rrëzuar pak pasi u ngrit nga Baza Ajrore Edwards në shtetin e Kalifornisë, transmeton Anadolu.

“Një B-52 Stratofortress i Forcave Ajrore të SHBA-së u rrëzua pak pas ngritjes nga fusha ajrore Edwards në orën 11:20 paradite”, thuhet në një njoftim të bazës në platformën amerikane të mediave sociale X.

“Ekipet e emergjencës reaguan menjëherë në vendngjarje dhe situata është ende në zhvillim”, shtohet në njoftim. Në deklaratë nuk u dhanë detaje të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›