E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bonusi i fundvitit/ Rama: Përfituan mbi 96 mijë pensionistë në 3 ditë

Procesi i shpërndarjes së bonusit të fundvitit për pensionistët ka nisur me ritme të shpejta. Vetëm në tre ditët e para, 96,292 pensionistë e kanë tërhequr tashmë bonusin, ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama. 

“ Pensionistët po vijojnë të përfitojnë bonusin e fundvitit.Në 3 ditët e para, 96.292 pensionistë e kanë tërhequr tashmë bonusin” 

Sakaq, kategoria e pensionistëve përfiton 10.000 lekë bonus për pensionet më tepër se 20.000 lekë, dhe 15.000 lekë bonus për pensionet nën 20.000. 

Shpërndarja po vijon normalisht në të gjitha pikat e shërbimit, ndërsa pritet që të gjithë përfituesit ta marrin bonusin brenda afateve të përcaktuara. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›