E Diel, 1 Nëntor 2026

Bordi i Transparencës: Çmimi i naftës jo më shumë se 224 lek-litri, 9.5 lek/litër më pak nga ulja e akcizës

TIRANË, 3 prill/ATSH/ Bordi i Transparencës vendosi sot se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 224 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër.

Vendimi i marrë në mbledhjen e radhës të bordi vjen në zbatim të Aktit Normativ të miratuar sot, me anë të të cilit niveli i akcizës u ul 20 % ose e bashkë me TVSH edhe ulja me 9.5 lek/litër.

Po ashtu, Bordi i Transparencës vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 3 ora  20.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i tërhoqi vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi, duke kujtuar se në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Në njoftim, thuhet se Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›