E Diel, 1 Nëntor 2026

KINEMA – Katër filmat që do ta bëjnë Pashkën tuaj edhe më speciale

ROMË, 3 prill /ATSH/ – Pashkët po afrohen dhe nëse doni ta shijoni festën me familjen ose miqtë, ja katër filma perfektë për t’i parë së bashku, shkruan faqja hynerd.it.

Kush e futi në kurth lepurin Roger 

Në një Hollywood alternativ ku personazhet e animuar dhe njerëzit jetojnë së bashku, detektivi Eddie Valiant ngarkohet të hetojë një rast që përfshin yllin e filmave vizatimorë Roger Rabbit, i akuzuar për vrasje.

I drejtuar nga Robert Zemeckis, filmi konsiderohet një klasik i zhanrit të tij dhe lepurushi Roger është një nga personazhet më të dashur ndonjëherë.

Princi i Egjiptit

Për një Pashkë me temë fetare, ky kryevepër tregon historinë e Moisiut, i rritur si princ i Egjiptit pranë vëllait të tij Ramses, por i destinuar të zbulojë origjinën e tij të vërtetë.

Filmi i animuar i vitit 1998, i drejtuar nga Brenda Chapman, Simon Wells dhe Steve Hickner, konsiderohet një klasik për të rinjtë e rritur në vitet ’90 dhe vlerësohet nga kritika në mbarë botën.

Fabrika e çokollatës

Në ribërjen e filmit klasik bazuar në romanin e vitit 1964 të shkruar nga Roald Dahl, Charlie Bucket është një fëmijë me zemër të pastër që jeton në varfëri me familjen e tij.

Jeta e tij ndryshon kur gjen një nga pesë biletat e arta që lejojnë hyrjen në fabrikën misterioze të Willy Wonka.

Brenda saj, Charlie dhe fëmijët e tjerë do të përjetojnë një eksperiencë të jashtëzakonshme mes shpikjeve të pabesueshme dhe ëmbëlsirave fantastike, por edhe mësime të rëndësishme mbi sjelljen, vlerat dhe pasojat e veprimeve të tyre.

Filmi është i disponueshëm në Netflix dhe HBO Max.

Arratia e pulave

Në një fermë pulash të drejtuar nga zonja e rreptë Tweedy, një grup pulash jeton në frikë të vazhdueshme për jetën e tyre.

Ginger, e guximshme, ëndërron lirinë dhe përpiqet vazhdimisht të organizojë një arratisje. Kur arrin Rocky, një gjel që duket se di të fluturojë, pulat më në fund shohin një shpresë.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›