E Diel, 1 Nëntor 2026

Bordi ul çmimin e naftës me 3 lekë për litër

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Në mbledhjen e sotme Bordi i Transparencës vendosi të ulë çmimin e naftës me 3 lekë për litër, duke e çuar në 202 lekë për litër.

Sipas vendimit të bërë publik pas mbledhjes së radhës së Bordit, çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 202 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë për litër.

Ndërkohë, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës së standardit SSH EN do të jetë jo më shumë se 188 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, datë 20, ora 18:20 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

“Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg”, citohet njoftimi i Bordit të Transparencës.

/e.xh/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›