E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bordi ul me 2 lekë çmimin e karburantit, nafta shkon 188 lekë, benzina do të shitet me 171 lekë për litër

Bordi i Transparencës ka vendosur të uli sërish çmimet e karburantit në vend. Çmimi i shitjes me pakicë të naftës është ulur me 2 lekë duke shkuar në 188, ndërsa ai i shitjes me shumicë do të tregtohet  jo më shumë se 176 lekë për litër.

Çmimi i benzinës me pakicë do të jetë 171 lekë për litër, duke u ulur me 2 lekë teksa ai i shitjes me shumicë do të shitet jo më shumë se 159 lekë.

Çmimet e caktuara që kanë hyrë në fuqi në orën 14.00 do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë çmimet tavan të shitjes me pakicë, janë nën kufirin e Aktit Normativ dhe për pasojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Sa i përket naftës për peshkim, referuar metodologjisë në fuqi dhe përjashtimeve nga taksat kombëtare dhe akciza, çmimi i tij është përcaktuar në 92 lekë për litër.

RTSH

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›