Boronica e bjeshkëve të Kukësit, shitet me 1000/kg, tregtarët thonë se ka rënie të blerësve

Shume familje në fshatra të Kukësit angazhohen gjate muajve të verës në mbledhjen e bimëve mjekësore, po që problemi i tyre është mungesa e një tregu të sigurt shitje.
Tashmë është sezoni i boronicave të egra, një nga bimët mjekësore më të kërkuara që po shitet dhe në tregun agroushqimore të qytetit të Kukësit me 1000/kg.
Interesi i konsumatorëve për boronicën e egër të bjeshkëve për këtë sezon është në ulje.
Disa anëtarë të një familje arritjen të mbledhin rreth 10 -15 kg boronicë. Kjo bimë mjekësore sipas mbledhësve këtë sezon ishte në një sasi shumë të vogël kjo për shkak të mungesës së reshjeve gjate kësaj periudhe.
Ndryshe nga një vit më parë boronica po tregtohet me 200 më shtrenjtë, ndërkohë vlen të theksohet se në magazinat e pikave të grumbullimit të bimëve mjekësore ka një sasi të konsiderueshme ende të pa shitur të boronicës së tharë.
/rtsh.al/