E Martë, 3 Nëntor 2026

PS gati për zgjedhjet e 2025, nis punimet Kongresi Zgjedhor

PS ka mbledhur sot Kongresin Zgjedhor me qëllim ripërtëritjen e të gjitha strukturave drejtuese. Kongresi do të shërbejë për të dhënë mesazhet kryesore politike për socialistët, që në shtator do të nisin rrugën drejt fushatës për zgjedhjet e vitit 2025.

Fjalimi kryesor është ai i kryetarit të partisë, i cili do të udhëheqë edhe procesin e ndryshimeve në strukturat socialiste, por edhe disa lëvizje në disa nga qarqet kryesore.

Blendi Klosi do të publikojë platformën e energjizimit të partisë nëpërmjet anëtarësimeve të reja, ndërsa të dielën, për here të dytë, socialistët do të prezantojnë edhe platformën për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Me mjaftë interes do të jetë dhe emrin që kryeministri Edi Rama mund të propozojë për të zëvendësuar vendin vakant të kreut të Kuvendit, ku Lindita Nikolla për arsye shëndetësore u dorëhoq të premten.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›