Borrell: E gjithë Lindja e Mesme është në prag të një “zjarri të madh”, komuniteti ndërkombëtar s’mund ta shmangë

“E gjithë Lindja e Mesme është në prag të një “zjarri të madh” që komuniteti ndërkombëtar duket i paaftë për ta kontrolluar”, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell në një deklaratë me shkrim në një vjetorin e sulmeve terroriste të Hamasit në Izrael.
Siç vëren ai, “një vit pas sulmit të tmerrshëm kundër Izraelit, situata po përkeqësohet”.
Në të njëjtën kohë, Borrell thekson se lëshimi i raketave nga Irani kundër Izraelit është një përshkallëzim dhe e afron rajonin më pranë luftës, ndërsa thekson se “asnjë zgjidhje ushtarake nuk do t’i sjellë një të ardhme popullit të Izraelit dhe Palestinës. Vetëm një zgjidhje politike do të sjellë paqe, siguri dhe prosperitet”.
“BE konsideron se një armëpushim i menjëhershëm në të gjitha frontet është e vetmja mënyrë për të arritur lirimin e pengjeve dhe për të de-përshkallëzuar këtë situatë jashtëzakonisht të rrezikshme për rajonin, e cila do të kishte pasoja serioze për të gjithë botën. BE-ja e ka bërë vazhdimisht thirrje për këtë dhe po punon me partnerët për ta arritur atë”, shton ai.
Në fund, Përfaqësuesi i Lartë thekson se “koha për armëpushim është tani, saktësisht një vit pas sulmeve terroriste. Nesër mund të jetë shumë vonë”.