Botërori 2026 – Anglia fiton me vështirësi kundër Andorrës

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ Kombëtarja e Anglisë ka fituar ndaj Andorrës me rezultatin 1-0. Ndeshje kjo, e vlefshme për turin e tretë në grupin “K” të kualifikueseve për Botërorin 2026.
Një gol i Harry Kane në pjesën e dytë i shpëtoi Anglisë një rezultat shumë zhgënjyese kundër një skuadre kokëfortë si Andorra, e cila tentoi t’i rrëmbente një pikë skuadrës britanike.
Fitorja 1-0 i ruajti Anglisë nisjen perfekte në kualifikueset e Kupës së Botës, pasi Thomas Tuchel u bë trajneri i parë në historinë e kombit që fiton tri ndeshjet e tij të para në krye pa pësuar gol.
/a.f/