“Botërori 2026” – Sot, përballja Letoni-Shqipëri

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luaj sot në mbrëmje në stadiumin “Skonto Stadions” përballë Letonisë vendase.
Kjo është ndeshja e katërt e Shqipërisë në grupin “K” dhe e treta për skuadrën vendase. Kuqezinjtë momentalisht ndodhen në vendin e dytë në klasifikim me katër pikë, një fitore, një barazim dhe një humbje.
Djemtë e Silvinjos vijnë në sfidën ndaj Letonisë pas një barazimi me Serbinë në Tiranë.
Kuqezinjtë zhvilluan ditën e djeshme stërvitjen e fundit zyrtare në Riga para ndeshjes me Letoninë. I vetmi që u përgatit veçmas ishte Arlind Ajeti, teksa mungon kapiteni Berat Gjimshiti, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë në ndeshjen ndaj Serbisë dhe nuk mund të përballet me letonezët.
Pjesa tjetër e lojtarëve u stërvitën për rreth 1 orë normalisht, me lojtarët që punuan në pjesën më të madhe me ushtrime me topin dhe pjesën taktike.
Grupi “K”
Ndeshjet sot ora 20:45
-Letoni-Shqipëri
-Serbi- Andorra
Klasifikimi
1. Anglia 9 pikë (3 ndeshje)
2. Shqipëria 4 pikë (3 ndeshje)
3. Letonia 3 pikë (2 ndeshje)
4. Serbia 1 pikë (1 ndeshje)
5. Andorra 0 pikë (3 ndeshje)