E Hënë, 2 Nëntor 2026

Botërori i Mundjes në Zagreb – Abakarov e nis me fitore, Dudaev zhgënjen në debutim

TIRANË, 13 shtator /ATSH/ Shqipëria është përfaqësuar sot në Kampionatin Botëror të Mundjes për të rritur që po zhvillohet në Zagreb me dy përfaqësuesit e parë të Islam Dudaev dhe Zelimkhan Abakarov.

Në kategorinë 61 kilogramë, debutimi i Zelimkhan Abakarov rezultoi pozitiv. Ai mposhti me rezultat të pastër 3-0 turkun Emrah Ormanoglu, duke siguruar kualifikimin për në raundin tjetër.

Ndërsa në peshën 70 kilogramë të stilit të lirë, Islam Dudaev u mposht që në ndeshjen e parë, duke pësuar një humbje të thellë 9-1 ndaj hungarezit Ismail Musukaev i vili është kampion bote.

Rezultat zhgënjyes ky, pasi mundësi kuqezi vetëm një vit më parë fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Pavarësisht humbjes në sfidën e parë, ekziston mundësia që Dudaev të ‘ripeshkohet’ në vijim të këtij turneu.

Në Botërorin e këtij viti, Shqipëria do të përfaqësohet edhe nga mundësit Chermen Valiev, Gjete Prenga dhe Albina Drazhi, të cilët do të zbresin në tapet në ditët në vijim.

/gj.m//a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›