Botërori i Skive në RTSH: Një tjetër medalje për Shqipërinë, Lara Colturi renditet e dyta në Gurgl

Pas medaljes së argjendtë të fituar një vit më parë, Lara Colturi shkëlqen sërish në Gurgl, duke zënë vendin e dytë në Slalomin Special të Kupës së Botës në Austri, garë e transmetuar drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Vetëm Mikaela Shiffrin, ka arritur të realizojë një kohë më të mirë se skiatorja shqiptare, që rrëmben për të dytin vit radhazi medaljen e argjendtë në këtë pistë.
Lara Colturi ka bërë një paraqitje shumë të mirë në të dyja zbritjet në këtë pistë, duke zënë vendin e dytë si në lëshimin e parë edhe në lëshimin e dytë.
Një tjetër medalje për Shqipërinë në Kupën e Botës në Ski. Pas suksesit në Levi, flamuri shqiptar valëvitet edhe në Austri, aty ky Lara Colturi zuri vendin e dytë në podium.
Të gjitha garat e Kupës së Botës në Ski transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.