Braho: Do të godasim çdo funksionar publik që bashkëpunon me krimin e organizuar

TIRANË, 7 mars/ATSH/ Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodian Braho siguroi sot se SPAK do të vijojë të godasë me forcën e ligjit krimin e organizuar.
Në një reagim në rrjetet sociale, Braho deklaroi se SPAK do të godasë po ashtu çdo funksionar publik që bashkëpunon apo lehtëson veprimtarinë e krimit të organizuar.
“Ne do të vijojmë të godasim me forcën e ligjit krimin e organizuar si dhe çdo funksionar publik që bashkëpunon apo lehtëson veprimtarinë e krimit të organizuar”, deklaroi Braho.
SPAK goditi sot një grup të strukturuar kriminal me bazë në Vlorë, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe kryerjen e krimeve të rënda.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi R.K., me detyrë oficer policie, ka përdorur funksionin e tij për të ndihmuar aktivitetin kriminal.
/m.m/r.e/