Braho në krye të SPAK, Gonzato e uron dhe rikujton: Lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit, kyçe për anëtarësimin në BE

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ishte i pranishëm gjatë gjithë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë që sot zgjodhi Klodian Brahon si kreun e ri të SPAK-ut.
Diplomat europian ërgëzoi Brahon dhe tha se mirëpret bashkëpunimin me të ndërkohë që rikujtoi se,l lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“SPAK luan një rol thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ju e dini që ky është një nga kërkesat kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Dje thamë që ajo që kërkoj është një kryetar të ri për SPAK-un që do vijojë punën e tij. Ajo që kërkonim ishte një kandidat me nivele të larta pavarësie, integriteti, rezistence në punë dhe angazhim ndaj standardeve të BE-së. Tashmë më lejoni të përgëzoj zotin Braho në detyrën e tij të re dhe që me kërshëri mirëpresim bashkëpunimin me të në muajt dhe në vitet në vijim”, tha Gonzato.
LEXO EDHE: Kush është Klodian Braho? Pasuesi i Altin Dumanit në krye të SPAK