E Hënë, 2 Nëntor 2026

Braktisi foshnjën disa muajshe, shpallet në kërkim 40-vjeçarja nga Korça

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim një 40-vjeçare nga Korçë, e dyshuar për braktisjen e foshnjës së saj disa muajshe.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, janë referuar materialet në Prokurori dhe është shpallur në kërkim shtetasja me inicialet M.D., 40 vjeçe, banuese në Korçë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Nga të dhënat paraprake mësohet se gruaja dyshohet se prej rreth katër ditësh ka braktisur foshnjën e saj disa muajshe, duke e lënë tek nëna e saj dhe më pas është larguar në një adresë ende të panjohur.

Rasti është denoncuar në polici nga një punonjëse e shërbimit social pranë Bashkisë Korçë. Sipas informacioneve zyrtare, foshnja dyshohet se rrezikohet nga kequshqyerja për shkak të mungesës së kujdesit të nënës.

Policia bën me dije se vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 40-vjeçares, ndërsa rasti po ndiqet nga organet ligjzbatuese dhe strukturat sociale.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›