Bregu: Policia e Shtetit s’mund të bëjë asgjë ndaj qytetarëve që bëjnë review negative

Pedagogu Zylyftar Bregu, i ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, komentoi reagimet e organizuara në rrjetet sociale dhe shqetësimet e ngritura nga disa biznese, duke theksuar se rasti lidhet me kufijtë e lirisë së shprehjes.
Sipas Bregut, mesazhet që po qarkullojnë në mënyrë të organizuar në rrjet, si edhe reagimet e bizneseve, tregojnë se ekziston një problem, por ai vlerësoi se Policia e Shtetit ka hapësira të kufizuara për të ndërhyrë.
“Ka një problem dhe është kuptuar qoftë nga mesazhe që qarkullojnë në mënyrë të organizuar në rrjetë qoftë nga shqetësimi i disa bizneseve që e kanë bërë publike. Mendoj që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në rastin më të mirë nuk do të mund të bëj dot asgjë sepse jemi në kufijtë e lirisë së fjalës, të shprehjes, në kufijtë e një veprimtarie online”, u shpreh Bregu.
Duke analizuar situatën, Bregu tha se reagimet në rrjet janë një zhvillim i protestës, pas qëndrimeve të disa biznesmenëve ndaj protestuesve.
“Mendoj që është një zhvillim i protestë s që ka pasuar disa qëndrime të disa prej biznesmenë ve ndaj protestës që janë tallur, bullizuar, linçuar protestuesit dhe ka qenë një kundër reagim i protestë s ndaj kë tyre qëndrimeve, pavarësisht që në listë n që qarkullon janë futur edhe emra të tjerë ”, tha ai.
/rtsh.al/