E Diel, 1 Nëntor 2026

Brigjet e lumit Mat, vendopozitim mbetjesh, policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve

Shtjellat e tymit që mbuluan të shtunën zonën e Fushë-Milotit në Kurbin, përfshirë edhe një pjesë të superstradës Lezhë-Laç, nuk janë një rast i izoluar.

Pamjet tregojnë se brigjet e Lumit Mat janë kthyer në venddepozitim mbetjesh të ndryshme, nga pjesë automjetesh deri te materiale të ndryshme shtëpiake.
Pasi hidhen në brigjet e lumit, mbetjeve u vihet flaka, duke krijuar ndotje të madhe të ajrit në një perimetër të gjerë në kufirin mes Bashkisë Lezhë dhe Kurbinit. Kjo është një situatë e vazhdueshme që vijon prej vitesh, ndërsa specialistët fajësojnë institucionet mjedisore për mosveprim.

Specialisti i mjedisi, Albert ndoci u shpreh për mikrofonin e RTSH se, “Mbeturinat bllokojnë turbinat, bllokojnë sistemin e gjithë. Ndotja e mjedisit është shumë e rënduar por nuk po pyet kush për mjedis por problemi është që mos të marrin njerëzit uji. Nuk e kuptojë pse janë institucionet mjedisore përderisa nuk merren me mbeturinat.”

Në lidhje me djegien e gomave dhe pjesëve të tjera të automjeteve poshtë Urës mbi Lumin Mat, policia njoftoi të dielën se ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të zjarrvënies, nga e cila u mbulua nga tymi e gjithë zona, duke sjellë ndotje të madhe të ajrit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›