E Hënë, 2 Nëntor 2026

Briken Calja triumfon në Kampionatin Ballkanik në Durrës me 3 medalje ari dhe 3 rekorde

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Briken Calja ka shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të Peshëngritjes që po mbahet në Durrës, duke fituar tri medalje ari dhe duke vendosur tre rekorde ballkanike.

Në kategorinë 79-88 kg, Calja ngriti 150 kg në shkëputje, 185 kg në shtytje dhe 335 kg në dygarësh, duke lënë pas turkun Ramazan Zeydanli, i cili u rendit i dyti.

Nga ana tjetër, shkodrani Erkand Qerimaj, i rikuperuar nga një dëmtim, nuk arriti të finalizonte asnjë nga gjashtë provat e tij.

Ky sukses i Caljës konfirmon vendin e Shqipërisë në peshëngritjen rajonale.

Dje peshëngritësja e Partizanit, Desjana Koni fitoi dy medalje bronzi në Kampionatin Ballkanik.

Në Kampionatin Ballkanik për të rritur në peshëngritje marrin pjesë 69 sportistë nga 8 vende të rajonit.

Kampionati Ballkanik i Peshëngritjes për të rritur është kthyer pas 38 vitesh mungesë në Shqipëri.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›