E Hënë, 2 Nëntor 2026

Britania mbledh aleatët për diskutime për Ngushticën e Hormuzit, mes tyre edhe Shqipëria

Mbretëria e Bashkuar ka organizuar një takim me përfaqësues nga vendet aleate për të diskutuar mbi Ngushticën e Hormuzit.

Mes tyre është Shqipëria, Australia, Bahreini, Bullgaria, Kanadaja, Kili, Kroacia, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Kosova, Letonia, Lituania, Ishujt Marshall, Moldavia, Mali i Zi, Zelanda e Re, Nigeria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Panamaja, Portugalia, Koreja e Jugut, Rumania, Sllovenia, Suedia, Holanda, Trinidad dhe Tobago dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Takimi synon koordinimin e qëndrimeve dhe garantimin e sigurisë detare në një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

Kur jemi futur në ditën e 34-rt të luftës, Presidenti i SHBA Donald Trump, gjatë një fjalimi nga Shtëpia e Bardhë, tha se objektivat në Iran janë drejt përfundimit dhe u bëri thirrje aleatëve për më shumë angazhim në Ngushticën e Hormuzit. Ndërsa menjëherë pas fjalimit të tij, çmimi i naftës kërceu në 105 dollarë për fuçi.

Teksa mbetet e paqartë se çfarë nënkupton konkretisht “fitorja” e SHBA-ve, Irani ka përgënjeshtruar menjëherë pretendimet e Trump për një kërkesë për armëpushim, duke i cilësuar ato si të pabaza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›