E Hënë, 2 Nëntor 2026

Brizida Gjikondi në “3D”: Për të bashkëpunuar me drejtësinë, duhet të tregosh të gjitha krimet që ke bërë

Në një debat në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH1, analistja Brizida Gjikondi komentoi mbi bashkëpunimin me drejtësinë dhe përgjegjësitë që duhet të marrin individët e akuzuar.

Ajo theksoi se për të marrë statusin e të penduarit, një individ duhet të tregojë të gjitha krimet dhe fajet që ka kryer, duke përmendur rastin e një personi me mbiemrin Dumani, i cili, pasi tregoi krimet e tij, mori këtë status.

“Të bashkëpunosh me drejtësinë duhet të tregosh të gjithë fajet e tua dhe gjithë krimet që ke bërë. Kemi dhe rastin e një kriminale me mbiemrin Dumani, i cili tregoi dhe çfarë krimesh kishte bërë vet dhe mori statusin e të penduarit. Unë deri tani kam parë që zoti Ahmetaj asnjëherë nuk ka treguar fajet e tij dhe përgjegjësit e tij. Munde të flas për të tjerët por në momentin që nuk tregon pjesën aktive që ka pasur në të gjitha veprat penale që ky akuzohet, nuk hyn tek të penduarit”, tha Gjikondi.

Ajo gjithashtu kritikoi opozitën, duke e konsideruar pjesën më të madhe të pyetjeve si të panevojshme dhe me qëllim për të mbështetur liderët e partive respektive.

“Sa për pjesën e fjalës së Dumanit dukej që ishte i emocionuar dhe kjo është diçka e mirë sepse nuk na duhen kryeprokurori që kanë pikë të fortë ligjërimin por kanë punën. Pyetjet e opozitës ishin për të ardhur keq dhe pjesa më e madhe ishin me sfond për të bërë servilin për kryetarin e partive respektive si ndaj Berishës ashtu dhe ndaj Metës”, tha ajo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›