E Diel, 1 Nëntor 2026

Broja mungon edhe kundër ish-ekipit të tij, trajneri Parker tregon arsyet

Armando Broja nuk është grumbulluar nga trajneri Scott Parker për sfidën që Burnley do të luajë në transfertë kundër Chelsea-t këtë fundjavë.

Tekniku Scott Parker pranoi javën e kaluar se, ndërsa sulmuesi po përballej me një problem të vazhdueshëm, mungesa e tij për ndeshjen kundër Crystal Palace ishte për shkak të arsyeve futbollistike.

24-vjeçari mungoi përsëri në fundjavë, teksa Burnley u eliminua nga Kupa FA kundër ekipit të League One, Mansfield Town, duke ngritur pyetje të mëtejshme mbi disponueshmërinë e tij.

“Broja nuk do të jetë i pranishëm në fundjavë. Me thënë të drejtën, ai ka zbuluar një problem të vogël që ka vazhduar prej disa javësh dhe na është dashur të ndërhyjmë pak. Ai nuk duhet të vonojë shumë, shpresojmë pas disa javësh, por sigurisht këtë fundjavë ai nuk do të jetë i disponueshëm për të luajtur në atë ndeshje”, ka thënë Parker.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›