E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfirmohet lajmi i RTSH Sport: Nazmi Gripshi te Rubin Kazan

Rubin Kazan ka njoftuar nënshkrimin me mesfushorin 28-vjeçar, Nazmi Gripshi. Futbollisti kuqezi nënshkroi një kontratë deri në verën e vitit 2029. Ai do të veshë fanellën me numrin 11 për ekipin e Kazanit.

Gripshi më parë ka luajtur për klubet shqiptare Teuta dhe Skënderbeu, Ballkanin në Kosovë dhe Astana në Kazakistan.

Klubi i fundit i mesfushorit përpara se t’i bashkohej Rubinit ishte Astana. Gripshi iu bashkua klubit kazak në verën e vitit 2024.

Gjatë kësaj periudhe, ai luajti 53 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 25 gola dhe duke dhënë 12 asiste.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›