E Enjte, 5 Nëntor 2026

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz festojnë 7 vite dashuri, dedikimi i tij prekës për bashkëshorten: Je personi më i rëndësishëm në jetën time!

Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, kanë festuar shtatë vite së bashku, duke shënuar këtë përvjetor të veçantë me dedikime romantike dhe fotografi nga momentet e tyre më të bukura.

jklg

Me këtë rast, 27-vjeçari ka ndarë në Instagram një fotografi ku shihet duke puthur bashkëshorten në faqe, si dhe një tjetër ku shfaqen lulet që i ka dhuruar asaj.

Në mesazhin e tij, Brooklyn nuk i ka kursyer fjalët e dashurisë për Nicola-n, duke e cilësuar atë si personin më të rëndësishëm në jetën e tij.

“Nicola ime e bukur, ti do të thotë absolutisht gjithçka për mua. Je e gjithë bota ime, shoqja ime më e mirë dhe personi më i rëndësishëm në jetën time. Ndihem me fat që mund të të dua dhe të kaloj gjithë jetën pranë teje. Të dua më shumë nga sa mund ta shprehin fjalët”, ka shkruar ai.

Përgjigjja e Nicola Peltz nuk ka vonuar. Nën postimin e bashkëshortit, 31-vjeçarja ka komentuar me një tjetër mesazh romantik: “Të dua më shumë se gjithçka. Përgjithmonë e jotja”.

brooklyn

Edhe aktorja ka zgjedhur t’i kushtojë një dedikim të veçantë Brooklyn-it, duke publikuar fotografi dhe momente nga jeta e tyre në çift.

“Gëzuar përvjetorin, dashuria ime, shoku im më i mirë, gjithçka për mua. Nuk mund ta besoj që kanë kaluar shtatë vite pranë teje. Nuk do të dëshiroja asgjë tjetër. Të dua me gjithë shpirtin tim. I dua letrat e tua të dashurisë dhe kafenetë tona të mëngjesit me këlyshët. Të lutem, mos ndrysho kurrë. Bie në dashuri me ty gjithnjë e më shumë çdo ditë”, ka shkruar Peltz.

nicola

Një histori dashurie që nisi në vitin 2017

Historia e dashurisë mes Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz nisi në prill të vitit 2017, kur ata u njohën gjatë festivalit të muzikës Coachella. Megjithatë, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, rrugët e tyre u kryqëzuan sërish në vitin 2019, gjatë një feste me temë Halloween, të organizuar nga aktori Leonardo DiCaprio në Los Angeles.

Që prej asaj kohe, marrëdhënia e tyre u kthye në një nga historitë më të komentuara të showbiz-it ndërkombëtar. Çifti u martua në vitin 2022 dhe vazhdon të ndajë publikisht momente nga jeta e tyre së bashku.

rty

gfcm

gfjm

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›