E Diel, 1 Nëntor 2026

Brukseli diskuton kandidaturen e Serbise

BRUKSEL- Ministrat e Jashtem te Bashkimit Evropian takohen sot ne Bruksel per te diskutuar arritjet e Serbise per marrjen e statusit te kandidatit evropian.

Te marten shefat e 27 diplomacive evropiane do te sjellin vendimin qe do te miratohet me 1 mars nga kreret e shteteve dhe te qeverive.

Qarqet diplomatike ne Bruksel thone se vendimi i ministrave pritet te jete pozitiv marre parasysh arritjen e marreveshjes per bashkepunimin rajonal ndermjet Kosoves dhe Serbise.

Dhjetorin e kaluar ministrat e BE-se kishin shtyre vendimin per dhenien e kandidatures evropiane Serbise duke i kerkuar pos tjerash normalizimin e marredhenieve me Kosoven.

Ne takimin e sotem pritet te marre pjese edhe presidenti i Serbise Boris Tadic.
sg/europaelire/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›