Bukë misri me miell OLA nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Një recetë tradicionale dhe e thjeshtë që sjell në tryezë shijen e bukës së misrit, këtë herë me miellin OLA. Shefja e kuzhinës, Albana Mançja, na tregon hap pas hapi si ta përgatisim në shtëpi, me pak përbërës dhe shumë shije.
Përbërësit:
1 kg miell misri OLA
Ujë i vluar
Kripë
Përgatitja:
Përziejmë miellin e misrit me kripën dhe ujin e vluar. Zëmë brumin duke e punuar mirë. Sipër e spërkasim me pak miell misri.
Në një tavë shtrojmë letër pjekjeje. Vendosim bukën e misrit, duke i dhënë formën që dëshirojmë, dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180°C për 40 minuta.