E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, e zë masivi i gurëveplagoset rëndë minatori

BULQIZE- Një minator që ka qenë duke punuar në një nga galeritë e minierës së Bulqizës është plagosur rëndë ditën e sotme, pasi është rrëzuar një masiv gurësh. 24-vjeçari, Agjeld Balla ka qenë duke punuar në thellësinë e galerisë numër 41, në kohën kur është plagosur dhe ka mbetur i bllokuar nga masivi i gurëve.

I riu i plagosur është dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak, për të marrë ndihmën mjekësore.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›