Tiranë, ministri Noka bllokon gjendjen civile të njesisë nr.2

TIRANE - Përplasje në njësinë bashkiake nr.2 ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe punonjësve të saj, për shkak të një kontrolli të beftë të urdhëruar nga ministri Flamur Noka në listat e familjeve të regjistruara në këtë njesi. Ekipi i kontrollit i kryesuar nga drejtori Edmond Gjoleka është mbyllur me çelës brenda zyrës së Gjendjes Civile duke mbajtur aty edhe punonjësen e zyrës gjatë procedurës së verifikimit të emrave. Punonjësit e njesisë, në mungesë të drejtuesit të tyre, Elez Gjoza, anëtar i LSI-së, që ndodhej jashtë shtetit, nuk kanë pushuar së rëni derës derisa më në fund ajo u hap dhe prej saj doli Gjoleka duke treguar urdhrin e ministrit Noka, që e autorizonte për kontrollin. Gjatë kësaj kohe, situata krijoi kaos në minibashinë nr.2 dhe qytetarët iu bashkuan thirrjeve të punonjësve për hapjen e derës së Gjendjes Civile.
PUNONJËSJA E MINIBASHKISE: KANË MBYLLUR GJENDJEN CIVILE NGA BRENDA DHE MBAJNË ATY EDHE PUNONJËSEN TONE
Rreth orës 16:00, orë kur përfundonte orari zyrtar, punonjësja e minibashkisë nr.2 Mirela Çokollari, deklaroi për mediat e mbledhura pas derës se “Disa persona kanë ardhur nga ministria e Brendshme për të ushtruar një kontroll. U kërkuam një program, të cilin ata nuk e kishin. Megjithatë, atajanë futur direkt në zyrat e Gjendjes Civile, pa u futur më parë në zyrën e titullarit.
Brenda me ta ndodhet edhe punonjësja jonë, e cila është vetëm. Ne i kemi rënë derës, sepse mendojmë se asaj po i bëhet presion dhe nuk do të largohemi derisa ata të dalin. Nuk e kuptojmë përse bëhet kështu, mbase ndodh dhe pse nuk është titullari. Se po të ishte ai brenda, nuk do ishim në këtë gjendje”.
EDMOND GJOLEKA, DREJTORI I KONTROLLIT: KAM URDHËR NGA MINISTRI NOKA TË KONTROLLOJ
Disa minuta më pas, dera e Gjendjes Civile hapet dhe prej saj del një zyrtar, që u prezantua për medita me fjalët:
"Zonja dhe zotërinj, quhem Edmond Gjoleka, jam drejtor i procedurave në ministrinë e Brendshme. Me autorizim dhe prokurë nga ministri Noka kemi ardhur për kontroll. Shërbimi i Gjendjes Civile varet nga Qeveria dhe pse funksionon pranë pushtetit vendor, nuk drejtohet nga pushteti vendor.
Ne kemi nisur kontrollin që në datën 26. Përfunduam me njesinë nr.1 dhe 2; shkuam tek njesia 8 dhe 9 ku vërejtëm se homologët shprehën shqetësime për X familje, që është hequr nga njesia nr.9 që i përkiste, pa vullnetin e saj.
Në shqyrtuam këtë praktikë dhe gjetëm këtu edhe 51 familje të tjera nga brenda dhe jashtë Tiranës - kemi edhe emrat, që sot është shumë e lehtë të konfirmohen - të cilat janë hequr për periudhën sa të zbardheshin listat dhe u rikthyen sërish këtu.
Lidhur me pyetjen që na bëni, ne nuk e dinim fare nëse ishte a ajo titullari, sepse ne bëjmë detyrën tonë; ky është shërbim që udhëhiqet direkt nga ministria e Brendshme, mësojeni njeherë e mirë këtë dhe nuk varet nga pushteti vendor. Derën e mbyllëm sepse s’na linin të punonim".
Ky ishte sqarimi që bëri qetësisht Gjoleka, pas veprimeve që kreu në mungesë të transparencës në zyrën e Gjendjes Civile, ndërkohë që para kamerave, u dëgjua që ai u konfrontua me punonjësen e minibashkisë dhe qytetarët.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)