E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bundesliga/ Federata Gjermane e Futbollit cakton arbitrin e klasikes mes Bayern-it dhe BVB-së

Federata Gjermane e Futbollit ka caktuar mëngjesin e ditës së sotme arbitrtin e ndeshjes mes Bayern-it dhe Borussia-s së Dortmundit.  

Takimi i të shtunës i është besuar një arbitri me ekeperiencë si Bastian Dankert, i cili numëron 178 takime të drejtura në Bundesligë.

Për Dankert nuk do të jetë hera e parë që drejton një ndeshje të këtij niveli pasi në sezonin 2017/18 i është besuar ndeshja Bayern-BVB, e cila ishte e vlefshme për javën e 28-të dhe përfundoi në favor të vendasve, të cilët dominuan më 6-0.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›