Bushtricë, bujtina familjare në Kukës që mirëpret mijëra turistë çdo vit

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Agroturizmet po shndërrohen në një nga motorët më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik dhe turistik në vend, duke gjeneruar të ardhura, vende pune dhe duke nxitur turizmin gjatë gjithë vitit në zonat rurale.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ndau sot nga Bushtrica e Kukësit historinë e suksesit të dy vëllezërve, Kevi dhe Ervisi, të cilët kanë investuar në biznesin e tyre familjar, duke zgjedhur të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri.
Sipas ministrit, aktiviteti i nisur prej tyre në vitin 2018 është zhvilluar në një bujtinë që mirëpret mijëra turistë çdo vit, duke u kthyer në një shembull të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit rural.
“Një histori suksesi që tregon se me punë, vizion dhe dashuri për vendin mund të krijosh mundësi dhe zhvillim në Shqipëri”, u shpreh Salla.
Ai thekson se investimet në agroturizëm po kontribuojnë në rigjallërimin ekonomik të zonave rurale, duke promovuar produktet vendase, traditën dhe potencialet natyrore të vendit.
/e.xh/r.e/ /a.g/