Caktohen rivalët e “Partizanit” dhe “Vllaznisë” në Conference League

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Federata Europiane e Futbollit (UEFA) ka hedhur sot shortin për raundin e parë kualifikues të Conference League, aty ku marrin pjesë tri skuadra shqiptare: “Partizani”, “Vllaznia” dhe “Dinamo”.
Goglat kanë përcaktuar rivalët e skuadrës nënkampione të Shqipërisë, “Vllaznisë” dhe “Partizanit”, që u rendit në katërshen e parë të Superligës. Kuqeblutë do të ndeshen me skuadrën letoneze të “BFC Daugavpils”. Takimi i parë është planifikuar me shkodranët si pritës, ndërsa i kthimit në Letoni.
“Partizani” do të luajë ndaj skuadrës nga Estonia, “Nomme Kalju”. Ndeshja e parë do të luhet në transfertë për “demat”, ndërsa kualifikimi do të vendoset në sfidën e kthimit në Shqipëri.
“Dinamo”, që ashtu si “Partizani” u rendit mes katër skuadrave më të mira të kompeticionit, do ta nisë rrugëtimin nga turi i dytë. Kjo u vendos nga UEFA, pasi “Drogheda United” u përjashtua nga turneu për shkak të thyerjes së rregullave të pronësisë së dyfishtë.
Sipas kalendarit të paracaktuar, ndeshjet e para do të luhen më 10 korrik, ndërsa ato të kthimit më 17 korrik.
Shorti i plotë:
/a.f/r.e/

