SHBA – Trump kërkon dorëzimin pa kushte të Iranit

UASHINGTON, 17 qershor /ATSH-AFP-ANSA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi të martën “DORËZIM PA KUSHT” nga Irani, i cili ka qenë shënjestër e sulmeve izraelite që nga e premtja.
Ky ishte një mesazh i thjeshtë me dy fjalë me shkronja të mëdha në platformën e tij Truth Social.
Presidenti amerikan, i cili u kthye me nxitim gjatë natës nga samiti i G7 në Kanada për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, siguroi gjithashtu në një seri mesazhesh rreth Iranit se “ne tani kemi kontroll të plotë dhe total mbi hapësirën ajrore iraniane”.
Në një postim disi të pakuptueshëm në Truth Social, presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se “tani kemi kontroll të plotë dhe total të qiellit mbi Iranin”.
“Irani kishte sisteme të mira gjurmimi ajror dhe pajisje të tjera mbrojtëse”, shkruan Trump.
”Por, nuk mund të konkurrojë me gjërat e konceptuara, projektuara dhe ndërtuara në Amerikë. Askush nuk e bën më mirë se SHBA-ja e mirë dhe e urtë”, përfundon Trump postimin e tij disi të pakuptueshëm në Truth Social./ a.jor.