Capello kritikon Spallettin: Shumë frikë në Napoli. Kritikat ndaj lojtarëve në TV është një gabim

Fabio Capello nuk të fal. I intervistuar nga Gazzetta dello Sport pas humbjes së Juventusit në stadiumin Maradona, ish-trajneri i Juventusit kritikoi Luciano Spallettin, si taktikisht ashtu edhe në aspektin e komunikimit. Sipas Capellos, realiteti është se Juventusi “luan ngadalë” dhe vendimi për të futur në fushë pa një qendërsulmues ishte një shenjë dobësie: “Ndoshta ai kishte pak frikë nga skuadra e Contes. Donte të luante pa sulmues për të bllokuar kundërshtarët, por nuk pati shumë sukses. Mund të shihje ndryshimin e qartë midis dy skuadrave”.
Megjithatë, akuza më e rëndë ka të bëjë me shpërthimin e Spallettit në konferencën për shtyp kundër Yildiz dhe Locatelli. Capello nuk e miraton këtë metodë: “Është një analizë që duhej të ishte bërë në dhomën e zhveshjes, duke i parë në sy, nuk kishte nevojë ta thoshte para medias. Ndoshta donte t’i stimulonte, por ishte e tepërt”.