Çarja e argjinaturës së Semanit, përmbyten 20 banesa në Hasturkas të Libofshës

Vijon përmbytja në zonën e Hasturkasit, në Libofshë, si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Seman. Sipas informacioneve paraprake, rreth 20 banesa janë përfshirë nga uji.
Ditën e djeshme lumi Seman çau argjinaturën në disa segmente, në afërsi të fshatrave Ndërnënas dhe Hasturkas në Libofshë, si pasojë e prurjeve të shumta.
Uji vërshoi përtej argjinaturës duke përmbytur tokat bujqësore dhe duke alarmuar banorët e zonës.
Ndërkaq, forcat e ushtrisë kanë përfunduar nxjerrjen nga zona e përmbytur të 220 deleve, ndërkohë që më herët janë nxjerrë nga dy stalla 200 qengja.
Në terren ndodhen strukturat e emergjencave, të cilat po ndjekin nga afër zhvillimin e situatës.
/rtsh.al/