Celcima fushate ne Shqiperi i kerkuar ne Itali
TIRANE- Ervin Celcima anetar i keshillit bashkiak te Kavajes i arrestuar pak dite me pare ne Itali ka konkuruar per te qene perfaqesues i popullit ne zgjedhjet vendore te 8 majit 2011 edhe pse ka qene ne kerkim nderkombetar me akuzen per trafik droge. Ai ka qene i pandehur bashke me disa mafioze siciliane dhe u kap pas gjashte vitesh kerkimi ndersa kishte zbritur ne aeroportin e Xhenovas. Ervin Celcima lindur ne 1977 u arrestua ne 10 dhjetor ne aeroportin e Xhenovas sepse ishte ne kerkim nderkombetar me urdher te Prokurorise se Kaltanisetes Sicili qe nga viti 2005. Arrestimi i tanishem ka lidhje me hetimet qe ka bere antimafia italiane ne Kaltaniseta te Sicilise per lidhjet e tij me mafiozet italiane. Celcima ishte arrestuar ne naten e 12 dhjetorit 2000 mes 21 personave te tjere te pjesetare te nje organizate italo-shqiptare qe kishte aktivitet kriminal ne shperndarjen e droges shfrytezimin e prostitucionit venie gjobash dhe ne trafik armesh.