Çelet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Një kapitull të ri për të rinjtë në ushtri

Hapja e Shkollës Kombëtare të Fluturimit shënon një kapitull të ri dhe premtues për rininë në Forcat e Armatosura , si dhe një pikë kthese për sigurinë rajonale.
Jem duke përjetuar një kapitull të ri në raportin e rinisë në forcat e armatosura. E kemi nisur me vështirësi për të afruar të rinjtë, por sot është më e vështirë të zgjedhësh mes kandidatitëve dhe kjo shkollë është një tjetër shembull. Kemi një numër të konsiderueshëm të interesuarish, ndërkohë që shkolla jonë kombëtare është e hapur dhe për të stërvitur e të cerftikuar, pilotët e rinj të vendeve t NATO-s në vendin tonë, duke nisur nga Kosova.
Ministri i Mbrojtjes është ngarkuar të kërkojë nga homologu në Kosovë nëse ka interes për të stërvitur këtu pilotët e ardhshëm. Kjo shkollë gëzon kredibiltietin e ekspertëve ndërkombëtare dhe patjetër në eksperiencën e njerzëve tanë të forcave ajrore. Na u desh të kalonim napër kalvarë me bllokime, me ngecje, dhe tani jemi gati edhe për të përballuar sfidën e përvitshme të sezoni të nxehtë ku betejat me zjarret është e pashangshme. Helikopterët e forcave tona janë në punë, ndërkohë po punohet për të shtuar kapacitete.
Me aktin e ri normativ, një numër tjetër helikopterësh do t’i jepen forcave dhe Shqipëria do të bëhet vendi ku kapaciteti qoftë luftarak qoftë për emergjenca civile, do të jetë ndër më të spikaturit e rajonit. Ky është njëri hap. Hapi tjetër është shkolla kombëtare e forcave speciale. Jemi në diskutime për të sjell këtu një nga eksperiencat botërore nga Izraeli. Shkolla do të jetë një shkollë e hapur dhe për të tjerë, do të mirëpresë kadetë nga vende aletate të rajonit”, tha Rama.