E Hënë, 2 Nëntor 2026

Çelet konkursi pianistik, qindra të vegjël performojnë në Pallatin e Operas dhe të Baletit

Në ambientet e hollit koncertor të Teatrit të Operas dhe Baletit ka nisur  për të dytin vit radhazi konkursi rinor pianistik Zhador Shopen për kategorinë ekstra.

Në këtë event marrin pjesë rreth 200 pianistë të vegjël të apasionuar pas muzikës nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

“Për të parë pasionin dhe avancimin tuaj,” tha Zhani Ciko, dirigjent.

Konkursi i cili zgjat dy ditë thekson elegancën dhe teknikën pianistike, dhe mundëson  hapjen e  dyerve  të skenës ndërkombëtare për instrumentistët e rinj shqiptarë dhe nga rajoni.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›