E Diel, 1 Nëntor 2026

Celibashi në Kazakistan, vëzhgues në referendumin për ndryshimet kushtetuese

TIRANË, 24 mars /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi mori pjesë si vëzhgues ndërkombëtar në referendumin për ndryshimet kushtetuese në Kazakistan, me ftesë të kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të atij vendi.

Celibashi ishte pjesë e një delegacioni nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke u bashkuar me vëzhgues nga 38 vende të ndryshme të botës për të monitoruar nga afër procesin e votimit.

Sipas vlerësimeve paraprake, referendumi u zhvillua në përputhje me standarde të larta organizative dhe teknike.

Procesi u karakterizua nga transparencë në procedurat e ndjekura, si dhe profesionalizëm i stafit zgjedhor në qendrat e votimit.

“Vlerësimet mbi organizimin e këtij referendumi janë mjaft pozitive dhe konsideruam se procesi u karakterizua nga përgatitje e lartë teknike dhe organizative në çdo hap, transparencë e procedurave të ndjekura dhe profesionalizëm i lartë nga ana e stafit zgjedhor në qendrat e votimit”, theksoi Celibashi.

1 nga 5

/gj.m/r.e/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›