Censusi i shpendëve në Pogradec, rritet numri i shpendëve dimërues në brigjet e liqenit

Është zhvilluar në liqenin e Pogradecit procesi i censusit të shpendëve dimërues, ku këtë vit ekspertët e mjedisit kanë konstatuar një rritje të ndjeshme të numrit të tyre përgjatë brigjeve liqenore.
Sipas specialistëve, ky fenomen lidhet kryesisht me zhvendosjen e shpendëve nga liqeni i Prespës drejt Pogradecit, për shkak të kushteve më të favorshme për qëndrim.
“Sivjet kemi një numër më të lartë të shpendëve dhe kjo tregon se ekosistemi i liqenit të Pogradecit është i qëndrueshëm”, tha Gani Bego, specialist i zonave të mbrojtura.
“Për herë të parë në mbi 20 vjet që bëjmë monitorim, numri i individëve, siç është mosaku, është shumë i madh”, tha Spase Shumka, ekspert i mjedisit.
Procesit i janë bashkuar këtë vit edhe të rinj nga Pogradeci, të cilët kanë kontribuar aktivisht në monitorimin e shpendëve dimërues.
Censusi i shpendëve dimërues zhvillohet prej vitesh në liqenet e Pogradecit dhe Prespës dhe përbën një tregues të rëndësishëm për gjendjen e biodiversitetit dhe ruajtjen e ekosistemeve në këto zona të mbrojtura.
Gazetare: E. Xhindole
/rtsh.al/