E Hënë, 2 Nëntor 2026

Cërriku zgjedh kryetarin e komanduar të Bashkisë, Këshilli Bashkiak në Vlorë më 22 shtator cakton pasuesin e Dredhës

Florenc Doka është kryebashkiaku i ri i komanduar në Bashkinë e Cërrikut.

Ai u zgjodh nga votat e anëtarëve të Këshillit Bashkiak në mbledhjen e së mërkurës, që në rend dite pati më herët miratimin e ndërprerjes së parakohshme të mandatit të kryebashkiakut Andi Salla, i propozuar nga kryeministri Edi Rama në postin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Po sot, Kryesia e Këshillit Bashkiak të Vlorës vendosi që më datë 22 shtator të thirret Këshilli Bashkiak me rend dite dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë, Ermal Dredha, dhe caktimin në krye të institucionit të 1 prej 3 nënkryetarëve: Elis Halili, Irena Toshkallari dhe Klea Lalo.

Sipas diskutimeve paraprake, edhe pse ajo që do të vendosë është vota e këshilltarëve, grupet e Këshillit kanë diskutuar si emrin më potencial Elis Halilin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›