Çështja e Presidentit/ Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Asnjë marrëveshje

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka folur për çështjen e presidentit.
Megjithatë, sipas tij, takimet do të vazhdojnë që të gjendet një zgjidhje, sepse në të kundërtën, vendi shkon në zgjedhje.
“Nuk kemi ndonjë të re. Zhvillova takimin e radhës me kryetarin e LVV dhe kryeministrin Albin Kurti. Diskutuam për afatin kohor, kemi më pak se 3 javë për të arritur një konsensus dhe për të arritur një marrëveshje eventuale, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje. Po provojmë që përmes takimeve të gjejmë një zgjidhje të përbashkët. Nuk kemi ndonjë lëvizje të re nga ky takim i sotëm”, tha Abdixhiku.