Çfarë pritet nga protesta e opozitës? Kume: Shpresoj mos të kthehet në boomerang. Konomi: Të mos bllokohet Tirana

Protesta e opozitës që pritet të mbahet në 7 tetor ishte një tjetër pikë që u diskutua në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Të pyetur nga moderatorja Borakaj se çfarë pritet nga kjo protestë, ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume dhe gazetarja Esiona Konomi theksuan që shpresojnë që kjo të mos kthehet në boomerang.
Sipas gazetares duhet gjetur një formulë bllokimi por pa penguar qytetarët të kryejnë punët e përditshme.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: U bë shumë kohë që ka protesta, çfarë mendoni se do të sjellë protesta e 7 tetorit?
Konomi: Personalisht nuk e mas me numra performancën e një askioni politik. Më së shumti e mas me simbolika. Simbolika pres të ketë, do të ketë një gjuhë më agresive. Nuk pres të ketë rezultat. Ajo që unë kam merak është që ta masësh mirë këtë gjë që të mos të të kthehet në boomerang, që mua mos më vështirësohet jeta ime. Si mund të japësh ti një mesazh bllokues por pa prishur jetën e qytetarëve. Jam kurioze të shoh se si do të shkojë. Me atë që ka dndohur në dy sencat e fundit, ka pritshmëri të lartë. Por nëse sdo kishin bërë asgjë të hënën edhe sot, do të kishte nga ata që do të thonim që ja këta nuk bënë asgjë. Zoti Mziu tha se janë bashkuar votat për amnistinë penale por edhe për emigrantët, do të kishet patur kosto opozita po të mos kishin votuar, është shumë e fortë propaganda e mazhorancës. Do të thoshin këta nuk i lirojnë nga burgu hallexhinjtë. Kemi parë në 12 vjet protesta që nuk kaën sjell asnjë rezultat, edhe nga opozita e shkuar s’ka patur rezultat. Vetëm marrëveshjet kanë sjellë rezultat.
Kume: Të shpresojmë mos kthehet në boomerang.
Mziu: Flitet vetëm për marrëveshje. Më gjeni një vend të dytë përveç rusisë, ku lideri i opozitës ëhstë në arrest shtëpie. Më gjeni liderin tjetër të opozitës fatmir mediu që shkon në SPAK sa herë i thotë mazhoranca. Më gjeni një lider tjetër siç ëhstë Meta dhe Monika që shkojnë në mënyrë pemanente shkojnë në SPAK.