E Hënë, 2 Nëntor 2026

PD mbledh sot grupin parlamentar, diskutime për aksionin në seancën e së enjtes

Partia Demokratike pritet të mbledhë ditën e sotme grupin parlamentar në orën 12:00.

Në mbledhje pritet të diskutohet aksioni në Kuvend gjatë seancës që do të mbahet ditën e nesërme.

Kujtojmë që në seancën e ditës së hënë pati tensione të shumta. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren, goditën me sende të forta kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali dhe jashtë godinës dogjën karriget e tyre në shenjë proteste pas arrestimit të ish-deputetit Ervin Salianji.

Ndërkohë, ditën e djeshme, policia e Tiranës, çoi në SPAK 23 deputetë të opozitës, të përfshirë në tensionet e së hënës. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›