E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Çfatë përmban letra e Veliajt, GJKKO jep përgjigje për kërkesat në letër, seanca e radhës më 17 nëntor

Deputeti socialist Plarent Ndreca në GJKKO, SPAK e kërkon të pandehur për tenderat

Erion Veliaj i ka dërguar një deklaratë me shkrim GJKKO-së, ku kërkon të përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca dhe pretendon se transferimi nga burgu i Durrësit në atë të Fierit është kryer me kërkesë të kryeministrit Edi Rama.

Në deklaratën e tij, Veliaj thekson se po e bën këtë kërkesë me vullnet të lirë dhe pa asnjë presion. Ai pretendon se të mërkurën është larguar nga burgu i Durrësit pa iu komunikuar arsyeja apo një vendim për transferimin.

Sipas Veliajt, arsyen e ka mësuar vetëm të premten në mbrëmje, gjatë takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu. Ky i fundit, sipas pretendimit të kryebashkiakut, i ka komunikuar se transferimi ishte bërë me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, me qëllim që ai të “bënte burg tamam”.

Në letër, Veliaj pretendon gjithashtu se ministri i ka thënë se do t’i kërkohej SPAK-ut ta hetonte edhe për “prishje të rendit kushtetues”, për shkak të përfshirjes së pretenduar në protestat e “Flamingove” dhe ato studentore. Ai i kërkon gjykatës të kryejë një hetim të plotë për këto pretendime.

Sponsorizuar

Në përgjigjen e saj, GJKKO ka sqaruar se nuk është kompetente për të shqyrtuar çështjen e transferimit të të pandehurit nga një institucion i ekzekutimit të vendimeve penale në tjetrin. Gjykata ka vënë në dukje gjithashtu se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk e ka njoftuar për transferimin e Veliajt nga IEVP Durrës në IEVP Fier, ndonëse ka detyrim ligjor për ta bërë këtë.

Sa u përket pretendimeve të tjera të Veliajt, gjykata ka theksuar se i pandehuri duhet të ndjekë rrugën ligjore për trajtimin e tyre.

Ndërkohë, seanca e radhës gjyqësore ndaj Erion Veliajt është caktuar më 17 nëntor.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›