E Diel, 1 Nëntor 2026

Champions League/ Fenerbahce bën përmbysjen e madhe në Stamboll përballë Feyenoord

Fenerbahce bën përmbysjen e madhe në Stamboll duke fituar 5-2 ndaj Feyenoord dhe duke kaluar kështu në play-off, një hap pranë grupeve të Champions League.

Holandezët kishin fituar në shtëpi 1-2 dhe sot e nisën shumë mirë takimin, duke kaluar të parët në avantazh me mbrojtësin japonez Tsuyoshi Watanabe.

Por, fundi i pjesës së parë rezultoi shumë i bukur për vendasit, që shënuan dy gola të shpejtë. Në minutën e 44-të, Archie Brown, i transferuar këtë merkato barazon shifrat.

Në shtesë, një tjetër i ardhur po këtë merkato, Jhon Duran, kalon turqit në avantazh.

Në pjesën e dytë, ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho shënoi edhe tre herë të tjera me Fred 55′, Youssef En-Nesyri 83′ dhe Talisca 95′. Goli i dytë për holandezët u shënua sërish nga Watanabe në 89′, që vlen vetëm për statistikë.

Fenerbahce do të ndeshet në play-off me fituesin e çiftit Benfica-Nice. Fituesi do shkojë në grupet e Champions League, humbësi në grupet e Europa League.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›