E Diel, 1 Nëntor 2026

Champions League/ Inter bën “detyrën”, fitore e pastër ndaj Ajax

Interi e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e këtij sezoni në Champions League, me ndeshjen e parë që u transmetua drejtpërdrejt në Vizion Plus.

Zikaltërit triumfuan me shifrat 0-2 në transfertën e vështirë ndaj Ajax, duke marrë tre pikë të arta.

Heroi i zikaltërve ishte Marcus Thuram, i cili realizoi të dy golat e sfidës në minutat 42 dhe 47. Tentativat e Ajax dështuan pasi nuk e çanë dot mbrojtjen e hekurt të Interit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›