E Diel, 1 Nëntor 2026

Sylvinho e injoron, Mehmeti shkëlqen! Sulmuesi 24-vjeçar gol, asist dhe shtyllë te Bristol City në Angli

Anis Mehmeti vazhdon të shkëlqejë në Angli me Bristol City. Sulmuesi anësor, sa më shumë  injorohet nga trajneri i Kombëtares Silvinjo, aq më tepër është rezultativ në Championship me gola dhe assist.

Edhe në duelin e javës së pestë ai e ndihmoi skuadrën e vet Bristol City të fitonte 3 me 0 jashtë fushe kundër Shefil Wednisday.

Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 6 me anë të Amas, por aksioni që prodhoi këtë avantazh lindi nga këmbët e Mehmetit në të majtë të sulmit.

Futbollisti shqiptar dha një tjetër asist të bukur për Riss, i cili dyfishoi shifrat.

24-vjeçari nuk u mjaftua me kaq por ia doli të lërë shenjën e tij me gol në këtë ndeshje në  minutën e 32.

Për Mehmetin ky ishte goli i tretë në sezonin e ri, pa lënë menjanë edhe dy assiste, duke qenë ndër lojtarët shqiptarë më në formë të momentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›